KULTURË

Giffoni Shqipëria/ Nis festivali ndërkombëtar i filmit për të rinj dhe fëmijë

10:09 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka filluar dje zyrtarisht edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit për të rinj dhe fëmijë, Giffoni Shqipëria. Në 4 ditë festival shfaqen 8 filma, mes tyre 4 prodhime shqiptare. E veçanta e këtij festivali është përfshirja e nxënësve që nuk ftohen thjesht për të parë filmin, por janë të gjithë juri. Një juri e stërmadhe prej 250 nxënësish nga shkollat nëntëvjeçare të Tiranës të moshës 13-15 vjeç ishte ajo e sotshmja e filmit të parë të Giffoni Shqipëria, një prodhim kinematografik gjerman me titull; “AT EYE LEVEL” dhe me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf. Por filmi i dytë, një produksion lituanez me titullin “MELLOW MUND” me regji të Renars Vimba, u gjykua nga një tjetër juri, po aq e madhe që mbushi një sallë të tërë me 250 nxënës të tjerë, kësaj here të shkollave të mesme publike të Tiranës, nga mosha 16-20 vjeç.





Dje në orën 18:30, pranë Kinema Millenium, Giffoni Shqipëria organizoi një kokteil dhe ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të 12-të të Giffon Shqipëria, me personalitete të ndryshme të artit, kinematografisë, kulturës, etj., kurse në datën 24, ora 11:00 do të mbahet dhe ceremonia e ndarjes se çmimeve. Filmat që do të shfaqen në këtë edicion të 12-të do të kenë një risi ndryshe nga vitet e shkuara. Në konkurrim do të jene dhe filma shqiptarë, prodhime të realizuara nga moshat 6 deri 20 vjeç, të ndara në sesione të ndryshe dhe të gjykuara nga juri të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.