SPORT

Ish-presidenti Tavekio nën akuzë për ngacmim seksual, punonjësja: Më ka ngacmuar, mbylli perden e zyrës dhe…

12:59 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se telashet nuk kanë të sosur për ish-presidentin e Federatës italiane, Carlo Tavekio. Pas stuhisë me të cilën u pasua eliminimi i Italisë në Botëror, i cili i kushtoi kolltukun Tavekios, ky i fundit po përballet me një tjetër “tërmet”.




Mediat italiane kanë shkruar sot se mbi të rëndon një akuzë për ngacmim seksual, nga një grua, pjesë e ekzekutivit sportiv, e cila ka qenë nën trysninë e ish-presidentit për gati tre vite.

Siç shkruan sot Corriere, gruaja ka treguar një episod, pasi hyri në zyrën e Tavekio për të diskutuar për punën, ish-presidenti tentoi ta prekte atë.

Dhe siç ka treguar ajo, e vënë përballë kundërshtimit te saj, ai mbylli perdet qe te mos e shihnin nga jashtë. Gruaja ka treguar se sjellje të tilla kanë qenë të përsëritura në vitet e presidencës. Një gjë e tillë ka bërë që ajo të kishte frikë dhe ta tregonte një gjë të tillë vetëm ditën e djeshme. Për këtë ka edhe një denoncim në Prokurorinë e Republikës së Romës. “Unë gjithashtu pësova dhunë morale dhe psikologjike”,- ka thënë gruaja, ndërsa ka bërë të ditur se ka regjistrime audio dhe video, që e fundosin” ish-presidentin. Ajo ka bërë të ditur se do t’ia japë avokatit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.