POLITIKË

Presidenti i socialistëve evropianë takim me Ballën: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE

14:31 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Bruksel me presidentin e Partisë se Socialisteve Evropianë, Sergei Stanishev. Në takim presidenti i PSE tha se Bashkimi Europian do te marrë se shpejti një vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverinë në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane. Ai tha se Shqipëria është në rrugën e duhur.




“Shqipëria është rrugën e duhur dhe reformat e ndërmarra nga Edi Rama dhe Partia Socialiste janë garanci për perspektiven e anëtarësimit ne Bashkimin Europian. Jemi te entuziazmuar nga rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit te kanabisit gjate vitit 2017. Lufta kundër krimit te organizuar është një sfide e rëndësishme edhe ne vendet anëtare te Bashkimit Europian. Jemi informuar nga Raporteri për Shqipërinë ne Parlamentin Europian zoti Knut Fleckenstein për një plan shume ambicioz ne luftën kundër krimit te organizuar te hartuar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe te miratuar nga Qeveria e Shqipërisë. Rezultatet e para ne identifikimin dhe arrestimin e grupeve kriminale janë spektakolare”, u shpreh Presidenti i Partisë se Socialisteve Europiane Sergei Stanishev në takimin me Taulant Ballën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.