EKONOMI

Shkelën kushtet e sigurisë, gjobiten 14 subjekte që tregtojnë gaz. Intensifikohen kontrollet në të gjithë vendin për sigurinë

10:04 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

Shkelja e kushteve të sigurisë për mbushjen e bombolave të gazit për konsumatorët familjarë, mosrespektim i rregullores me pasojë aksidente të rënda dhe mungesa e dokumentacionit kanë çuar në gjobitjen e 14 subjekteve që tregtojnë gaz në të gjithë vendin. Masat administrative janë marrë gjatë muajit tetor nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Referuar listës të bërë publike nga ky inspektorat, pjesa më e madhe e të penalizuarve janë biznese që nuk kanë respektuar standardet që lidhen me sigurinë mbi gazin. Konkretisht, bizneseve u ka munguar projekti teknologjik për rezervuarin e GLN (gazit të lëngshëm). Por këto nuk janë rastet e vetme, në disa të tjera bizneset nuk disponojnë dokumentacion për ushtrim aktiviteti, rregulloret janë anashkaluar duke përbërë kërcënim për jetën e qytetarëve apo janë bërë mbushje bombolash për familjarë në kundërshtim me përcaktimet ligjore. Në total vlera e masave administrative është mbi 3 milionë lekë.


Kontrollet
Kontrollet e muajit të dhjetë të vitit kanë përfshirë gjithë vendin, por janë përqendruar kryesisht në zonën e Korçës. Gjithsesi, në raport me muajt e verës duket se numri i penalizimeve ka ardhur në rënie. Në shtator ishin në total ishin 16 gjoba me një vlerë prej 3.3 milionë lekë. Këto janë dukshëm masa më të pakta krahasuar me gushtin, i cili regjistroi të paktën 62 masa me një vlerë prej 16.9 milionë lekë. Rritja e vëmendjes gjatë muajve të verës ishte kryesisht e fokusuar tek bregdeti dhe nga karburantet u zhvendos më shumë tek bizneset hoteliere dhe bar-restorant, për shkak edhe të një ngjarjeje me pasoja fatale të ndodhur në Velipojë. Gjithsesi, tregu i karburanteve dhe tregtimit të gazit ka qenë në zhvillime dinamike gjatë këtij viti, lidhur edhe me zbatimin e kuadrit ligjor që vendosi vëmendje sidomos tek mënyra e tregtimit të gazit dhe standardet që duhet të respektohen nga kompanitë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.