EKONOMI

Taksa mbi shtëpitë, përjashtohen 90 mijë familje, ja kush përfiton. Braçe: Pastrimi iparave mund të deformojnë çmimin e pronës

10:00 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela MANJANI




 

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje nen për nen paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës ku është ndërtuar. Nga kjo tarifë do të përjashtohen 90 mijë familje ku përfshihen kryefamiljarët pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Çmimet e ndërtesave përcaktohen nga tregu i lirë dhe e njëjtë duket se do të jetë edhe logjika e taksimit të tyre. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se puna e kadastrës fiskale do të jetë përcaktimi i një takse sa më të drejtë në raport me zonën ku është banesa. Mbi vlerën që ka kjo e fundit do të merret një përqindje 0.05, të paktën për individët. Vendosjes së një çmimi sa më real i ka paraprirë pjesa e rivlerësimit të pasurive që u mbyll në maj të këtij viti. Gjithsesi për çdo rast që nuk ka kaluar këtë proces, kadastra do të ketë vlerësimin e saj që sjell pasurinë në vlerën e tregut. Në çdo rast mes çmimit minimal dhe çmimit maksimal të një zone të caktuar duket se vlerësimi do të bëhet mbi maksimalin. Sipas ministrit, nëse individi blen në një zonë ku çmimi minimum fiskal është 1000 euro/m2, dhe transaksionet janë 1300/m2 euro do të paguaj mbi vlerën e tregut 1300 euro/m2″. Diskutimet kanë rezultuar edhe me një rritje të taksës që do të paguajë biznesi. Ministria e Financave kishte propozuar që fillimisht përqindja që do të aplikohet mbi çmimin e një ndërtese që përdoret për veprimtari ekonomike të ishte 0.15%, por që më pas propozimi erdhi për 0.2%. Këtë e ka miratuar edhe Komisioni duke bërë që biznesi tashmë të taksohet me vlerën më të lartë sesa drafti i fillimit. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi që Financat të jenë më të qartë lidhur me metodologjinë që do të aplikojnë për taksën e pronës, e cila në vitin 2018 hyn në një cikël komplet të ri.
Pastrimi i parave
Kryetari i Komisionit Erion Braçe pohoi deformimin e çmimeve që mund të sjellin në treg paratë e pista. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut, thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën. Po kështu ai nënvizoi faktin që taksa e pronës, e cila do të paguhet çdo tre muaj në faturën e energjisë elektrike mund të japë ndikim tek arkëtimet e OSHEE pasi vlera e faturës do të rezultojnë dukshëm më e lartë se mesatarja që paguan një familje. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën. Po kështu ai nënvizoi faktin që taksa e pronës, e cila do të paguhet çdo tre muaj në faturën e energjisë elektrike mund të japë ndikim tek arkëtimet e OSHEE, pasi vlera e faturës do të rezultojnë dukshëm më e lartë se mesatarja që paguan një familje. “Mund të ketë lajthitje, sepse dikush në pallatin tim, për të pastruar para, do që ta rrisë çmimin nga 1 mijë në 1800 dhe ky është transaksion tregu.”,-tha Braçe.

Debati për TVSh-në

Erion Braçe: Brenda resorteve apo këtyre hoteleve me 5 yje mund të krijohen, si i quanim që moti në ’97, magazina doganore që mund të kthehen lehtësisht në qendra kontrabande. Unë jam në vete, zoti ministër, por mos më thoni që kjo gjë nuk ka ndodhur.
Arben Ahmetaj: Po si mund të krijohet brenda hotelit me 5 yje magazinë doganore?
Erion Braçe: “Zoti ministër, jo qendër doganore, por qendër kontrabande e themi kështu, d.m.th. blen 13 mijë shishe uiski dhe i shet brenda një muaji me 6 për qind TVSH”.
Arben Ahmetaj: Ato që blen ai i konsumon në operacionet e veta brenda strukturës akomoduese. Pra, e thënë ndryshe ato 10 shishe uiski apo 10 shishe verë ato pihen aty në restorant ose në bar, nuk mbahen aty kontrabandë për t’u shitur për jashtë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Çfare turpi? Frishopeve ju a ke pajrin shoku anglisht foles po jo aq shum sa impulseve te telekomit, prandaj nuk i dini te tera. Per ekonomine vec braçe mund te flase diçka,

    Përgjigju ↓