AKTUALITET

Tentoi të vidhte për herë të dytë por “skifterit” i ndodh ajo që s’ja priste mendja. Pronari i shtëpisë e kap ndërsa…

17:56 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka tentuar të vjedhë për herë të dytë një shtëpi ndërkohë ka ndodhur ajo që s’ja priste mendja. Ai është kapur “mat” duke vjedhur, ndërsa pronari i banesës ka vendosur që ta mbajë peng për 5 orë, duke e rrahur dhe më pas e ka lënë të lirë.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjat të Lushnjes. Policia lokale thotë se ka prangosur tre persona, hajdutin, vëllanë e tij, dhe personin që u grabit.

Njoftimi i Policisë i Policisë së Lushnjes:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:

-Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

-Lulëzim Çollaku, 45 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.

-Nertil Hajdari, 31 vjeç, banues në fshatin Konjat, Lushnje.

Në datën 19.11.2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.

Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale:

“Vjedhje”, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.

“Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.

“Vetgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.