Kryesore

Tronditet Laçi/ Sherri përfundon në breshëri plumbash, policia “blindon” qytetin në kërkim të autorit

21:22 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme janë rregjistruar disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake, mbrëmjen e sotme shtetasi P.K., 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.LL., 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.




Shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.

Policia ka gjetur në vendngjarje dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Ende vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll për hetime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.