Kryesore

Dosja “Habilaj”/ Prokuroria lëshon 3 urdhër-arreste, ja kush janë 3 ish-zyrtarët e lartë të implikuar me narkotrafikantët

20:43 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas lajmit të lëshimit të 3 urdhër-arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, janë zbuluar edhe emrat e 3 ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit. Urdhër-arrestet janë lëshuar në qytetet Shkodër, Dhërmi dhe Vlorë.




Tre urdhërarrestet janë për tre ish-drejtorët, atë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, atë të Shkodrës Alban Çela dhe për ish-drejtorin e postës së Dhërmiut Sokol Bode. Urdhër-arrestet i janë përcjellë policisë për ekzekutim.

Ish-drejtori i Vlorës, Jaeld Çeka, më parë ka qenë nën/drejtor në Policinë e Durrësit për dy vite gjatë mandatit të parë qeverisës të qeverisë Rama dhe më  pas është emëruar në postin e drejtorit në Policinë e Vlorës. Si drejtor në Vlorë ka qëndruar nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të vitit 2017. Më pas është larguar nga ministri i ri i brendshëm Fatmir Xhafa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.