BOTA

Mlladiç e paguan për kasaphanën ndaj boshnjakëve, Haga e dënon me burg të përjetshëm

14:10 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ratko Mlladiç është dënuar me burg të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë




Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiç, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 20 vjetësh nga masakra e Srebrenicës, ku u vranë brenda natës mbi 8 mijë civilë.

74-vjeçari u përball me 11 akuza, dy për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, raporton express.

Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës, në përbërje Alphons Orie (kryesues), Christoph Flügge dhe Bakone Justice Moloto (anëtarë), e shpalli fajtor Mladiqin si pjesëtar i, siç u quajt, “veprimit të bashkuar kriminel” që kreu një sërë krimesh në Bosnje e Hrecegovinë në periudhën prej vitit 1992 deri në fund të vitit 1995.

Sot, në fund të gjykimit që zgjati 6 vjet, Mlladiç u lirua nga njëra akuzë për gjenocid që kishte të bënte me kryerjen e gjenocidit në gjashtë komuna boshnjake më 1992, por u shpall fajtor për të gjitha akuzat e tjera – operacionet e spastrimit etnik, sulmet dhe bombardimet e civilëve të rrethuar në Sarajevë, masakra e meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së në një përpjekje për të penguar sulmet ajrore të NATO-s. Konkretisht, pikat për të cilat u dënua me burg të përjetshëm Mlladiç, janë këto:

–       Gjenocid në Srebrenicë

–       Krime kundër njerëzimit në 15 komuna boshnjake

–       Vrasje

–       Vepër johumane e shpërnguljes së dhunshme

–       Deportim

–       Terrorizim dhe sulme të paligjshme kundër popullatës civile

–       Marrje e pengjeve

 

Vendimi për dënimin me burg u shqiptua pasi gjykatësi Orie për dy orë e lexoi aktakuzën dhe pas një ore pauzë, që u dha pas incidentit që e shkaktoi Mlladiç, i cili nisi të bërtasë se “të gjitha janë rrena” dhe madje edhe e shau Tribunalin me fjalë vulgare.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.