Kryesore

Përdhunoi të miturën, gjykata jep masën ‘Arrest me burg’ për 32-vjeçarin nga Durrësi

10:24 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën  ‘Arrest me Burg’ për 32-vjeçarin  i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Edhe ditën e sotme 32-vjeçari Alfred Tereziu , përpara Gjykatës nuk i ka pranuar akuzat, duke shtuar se e mitura ishte me menstruacione.




Seanca

Ka nisur sot seanca për të dhënë masën e sigurisë për shtetasin Alfred Tereziu, në gjykatën e Durrësit.

32-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai dyshohet se ka marrë të miturën 13-vjeçare nga Kruja me forcë dhe e mbajti në një hotel për një natë e më pas e çoi shtëpi. Ai gjithashtu ka kërcënuar të miturën që të mos tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Ka qenë e motra e të miturës e cila ka dhënë alarmin për zhdukjen e të miturës, ajo ka deklaruar në polici se pas mësimit motra nuk kishte shkuar në shtëpi.

Ndërkohë që vajza ka rrëfyer para policisë ngjarjen e tmerrshme që sipas saj, ishte kërcënuar se nuk duhet të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Por kur po afrohesha afër shtëpisë, një djalë më i madh se mua në moshë më kërkoi të ndalesha një moment, pasi donte të më pyeste për diçka. Në momentin që iu afrova për ta dëgjuar se çfarë kërkonte, më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja. Pastaj ndaloi te një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart. Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste, po të mos bëja ashtu siç kërkonte ai. Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë me makinë dhe më tha që të mos u tregoja asnjërit për atë që kishte ndodhur”, ka deklaruar 13-vjeçarja për Policinë.

Pas kësaj dëshmie, oficerët e Policisë kanë kryer verifikime pranë hotelit ku pretendonte e mitura se kishte ndodhur abuzimi me të.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.