SPORT

Trajnerit të Skënderbeut, Ilir Daja: Primar për ne janë 6 pikët në Superligë me dy rivalët tanë

20:56 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Fatmir POPJA

 

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja gjatë konferencës për shtyp mbrëmjen e të mërkurës nga Elbasan Arena deklaroi se korçarët do të luajnë për fitore të enjten ndaj Dinamos së Kievit. Ai ndërsa fliste për ndeshjen e Kupave të Evropës deklaroi se dy fitoret me Partizanin dhe Kukësit në ndeshjet e radhës janë më të rëndësishme se ndeshja e kësaj të enjteje .I pyetur nga gazetarët për shanset e Skënderbeut në ndeshjen e kësaj sfide evropiane trajneri Daja theksoi se duhet një sakrificë e madhe që të mund të fitojmë ndaj Dinamos së Kievit dhe kundër Jang Bojs në ndeshjen e fundit. Motivimi është, por do të jetë e vështirë. Gjithsesi ne do të tentojmë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Do të na duhet një shkallëzim më i madh në fushë dhe një pjesëmarrje më e madhe në zonën e rreptësisë së kundërshtarit nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë ndeshje duke qenë të kujdesshëm në prapavijë. Ne kemi luajtur si të barabartë me të tri kundërshtarët. Kemi bërë një futboll të hapur dhe kjo është një arritje jo vetëm për Skënderbeun, por për futbollin shqiptar. Nuk kemi më ndjenjën e inferioritetit dhe jemi pothuajse njësoj si ata në karakter dhe në iniciativë. Ky është një hap pozitiv sepse edhe pritshmëritë e publikut shqiptar ne i kemi përmbushur sa i përket nivelit evropian.

Dinamo e Kievit do të luajnë pa pikë presioni dhe kjo ndonjëherë të bën më të rrezikshëm. Nuk kanë asnjë ngarkesë psikologjike. Nga ana tjetër është e vërtetë që kur je i kualifikuar ndoshta nuk motivohesh 100 për qind. Kjo mund të jetë pozitive për Skënderbeun .Në disa momente të veçanta kemi vuajtur mungesën e eksperiencës, por gjithsesi ne jemi paraqitur mirë. Ajo që më tremb mua është ndonjë rezultat që nuk shkon për shtat me nivelin e lojës që kemi treguar deri tani. Ky do të ishte problem.Në këtë ndeshje Lilaj do të jetë titullar. Është i vetmi që mund të konfirmoj. Ndërsa Jashanica do ta nisë nga stoli. Sa i përket pjesës tjetër formacionin e plotë do ta konfirmojnë të enjten.Tashmë është e qartë që primar për ne janë 6 pikët në Superligë me dy rivalët tanë . Por ama nëse fitojmë me Dinamon e Kievit mund të kishim një bonus psikologjik për të bërë sërish diferencën me kundërshtarët tanë.Jam i keqardhur për tifozët dhe do ta ndjejmë mungesën e tyre sepse në këto ndeshje jo vetëm tifozët e Korçës, por të të gjithë Shqipërisë na kanë mbështetur fuqishëm gjithmonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.