AKTUALITET

VIDEO/ Gjykata lë në burg të arrestuarit nga Operacioni “Balerina”, për prostitucion

13:57 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkodrës ka dhëne sot masën e arrestit me burg për të gjithë të arrestuarit për prostitucion në kuadër të operacionit “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.




.

http://www.dailymotion.com/video/x6abl73#tab_embed

ARRESTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e dënuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• Ambienti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
• Një armë zjarri pistoletë.
• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.