AKTUALITET

Dosja Habilaj/ Përveç zyrtarëve të policisë, nën hetim dhe disa prokurorë

16:14 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Basir Çollaku me anë të një statusi në rrjetin Social “Facebook” , shkruan se listës e gjatë të çështjes ‘Habilaj’ do ti shtohen dhe Prokurorë.




“Lista është e gjate. Janë drejtues policie, është ministri Tahiri i akuzuar zyrtarisht si bashkëpunëtor në këtë organizatë trafiku, por hetimet dhe dyshimet flasin edhe për prokurorë”, shton ndër të tjera Çollaku.

Ai vijon më tej : “Hetimet e Antimafias dhe Krimeve të Rënda po e zgjerojnë rrethin e të dyshuarve që rrezikojnë të merren së shpejti të pandehur..”

“Habilajt-Tahiri” dhe prokurore te perfshire..!!

Lista eshte e gjate. Jane drejtues policie, eshte ministri Tahiri i akuzuar zyrtarisht si bashkepuntor ne kete organizate trafiku, por hetimet dhe dyshimet flasin edhe per prokurore. Ne çdo rast grupi kriminal i trafikut te droges ka shperblyer ndihmesit neper institucione. Ka prokurore, drejtues te nje apeli te rendesishem ne Shqiperi 10 vite ne detyre, dy mandate 5 plus 5, me teper se çdo prokuror, qe jane pjese e hetimit te kesaj dosje. Hetimet jane bere nga Antimafia italiane dhe pergjimet jane elemente te hetimit. Gjenden ne listepagesat e grupit keta zyrtare te drejtesise. Grupi deri me tani ka dy te penduar dhe se shpejti do te jete nje i trete. Udhetimet ne itali kane sjelle surpriza per te vezhguarit te cilet jane perballe telasheve serioze me drejtesine. Ne librat “Habilaj jane pagesat. Jane shuma te medha parash te perfituara nga zyrtaret. Pjestare te bandes informoheshin per operacionet per pergjimet, mbyllje episodesh hetimore. Njekohesisht dyshimet jane edhe per prishje provash. Hetimet e Antimafias dhe Krimeve te Renda po e zgjerojne rrethin e te dyshuarve qe rrezikojne te merren se shpejti te pandehur..


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.