Kryesore

FOTOT/ Arrestohet Albin Kurti nga policia e Kosovës, po hynte në Kuvend. Ja për çfarë akuzohet

10:27 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës. Por jo vetëm, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi




Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës. Ai është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhër-arrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës, shkruan express.

Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, këtë veprim e ka marrë pasi që Kurti, Haxhiu, e Kadaj, vitin e kaluar kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.