AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Lihet në burg nga Gjykata, kreu i bandës : Kot më mbani, unë isha…

12:47 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Krimeve të Rënda ka sot të lërë në burg një prej të dyshuarve si pjesë e grupit të grabitjes së blindave të parave në Qafë Kashar në 9 shkurt 2016.




“Më mbani kot, kur ka ndodhur ngjarja isha në dentist”, u shpreh ia para togave te zeza.

Edhe avokati i tij, Visha tha: Prania e Murataj gjetkë e vërtetuar.

Murataj së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për grabitjen e blindave me para të bankës.

Ky nuk është emri i tij i vërtetë por vetëm 1 nga 13 identitetet e rreme që ai përdor.

“Admir Nikaj është emri i tij vërtetë. Ai njihet me 13 identitete të tjera dhe një prej tyre është Admir Murataj. Nikaj është me origjinë nga Tropoja dhe familja e tij ka ardhur në Fushë-Prezë. Admir Nikaj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë vendit. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës, të dhëna që tashmë janë bërë të ditura për publikun. Por një tjetër detaj lidhur me të është se ka qenë pjesë e grupit të Marjan Kolës, pjesë e të cilit është edhe Ilir Kupa i mbijetuar i atij grupi. Duket një grup që nuk ka emër në Shqipëri, por mund të thuhet se aktivitetin e ka patur mjaft intensiv jashtë”, – ka thënë gazetari Artan Hoxha me herët për të arrestuarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.