EKONOMI

Ndryshimet në skemën e TVSH-së Tatimet: Bizneset që duhet të regjistrohen

10:11 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të informimit të bizneseve mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka bërë një përmbledhje të kuadrit ligjor për të gjithë ata që duan të dinë detyrimin e regjistrimit, furnizimin e mallrave që i nënshtrohen këtij regjimi, si dhe të drejtën e rimbursimit. Referuar njoftimit, Tatimet sqarojnë nga A-ja tek Zh-ja TVSH-në dhe kjo vjen në kushtet kur edhe së fundmi kuadri ligjor ka pësuar ndryshime domethënëse, që lidhen me trajtimin specifik të hoteleve me 5 yje (status special), si dhe ndryshimin e pragut për regjistrimin në TVSH, që ulet në 2 milionë lekë. Tatimet informojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin. Tatimit mbi Vlerën e Shtuar i nënshtrohen të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm, që vepron si i tillë dhe të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në pjesët përbërëse të tij paraqiten në mënyrë të hollësishme momentet më kyçe të zbatimit të mekanizmit të TVSH-së. Kështu, ligji jep përcaktime të qarta lidhur me kërkueshmërinë e tatimit, me vendin e furnizimit, qoftë të mallrave, ashtu edhe shërbimeve. Një vend të rëndësishëm zë trajtimi i hollësishëm i ndërkombëtarizimit të furnizimeve të mallrave e shërbimeve, parë në këndvështrimin e skemës së funksionimit të TVSH-së. Personat e detyruar që të regjistrohen, që të mbajnë regjistrimet e tyre korrente, që të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH-në zënë një hapësirë të konsiderueshme në strukturën e këtij ligji. Përkundër detyrimeve, ligji paraqet qartë edhe të drejtën e çdo personi të tatueshëm për të përfituar nga rimbursimi i TVSH. Për herë të parë, ligji trajton edhe skema të veçanta të regjimeve tatimore të TVSH-së të aplikuara në Shqipëri.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.