SPORT

Skënderbeu fiton ndaj Dinamos së Kievit, Takaj: Na i do puna të themi se kampionati është më i rëndësishëm, ja pse triumfuam

10:01 - 24.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka arritur një fitore madhështore, Skënderbeu ndaj Dinamos së Kievit me rezultatin 3-2, në takimin e 5-të të fazës së grupeve të Ligës së Europës. Pavarësisht triumfit, korçarët nuk arritën të kualifikoheshin, për shkak se Partizani i Beogradit mposhti Jang Bojsin me rezultatin 2-1 duke shkuar më tej.




Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, pas përfundimit të ndeshjes është shprehur i kënaqur për fitoren ndaj Dinamos së Kievit pavarësisht se sipas tij, kjo nuk ishte nga ndeshjet më të mira të skuadrës korçare.

Numri një i korçarëve tregon se skuadra është supersticioze dhe bëri të njëjtat gjëra si ndaj Sportingut të Lisbonës në sfidën e fituar 3-0.  Ja fjalët e Takajt për mikrofonin e RTSH-së.

Për fitoren e sotme

“E mendoja fitoren sepse Dinamo e Kievit kishte 2-3 mungesa. Nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të Skënderbeut por, jam i kënaqur me rezultatin. Dinamo e Kievit është lider në Ukrainë dhe nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre.

Rezultatet pozitive në Europë

“Ne jemi ekipe të vogla dhe kemi nevojë të ngjitemi në Europë me rezultate. Ne vetëm kështu mund të rritemi dhe të bëhemi skuadër serioze.”

Vështirësitë pas dënimit nga UEFA

“Vështirësia ishte shumë e madhe, presion shumë i madh nga të gjitha krahët. Po humbi qetësia, pasqyrohet dhe në fushë. Viti i kaluar pati pasoja dhe në rezultate dhe në ecur. Nuk u shpallë as kampion.”

Do fitoni të hënë ndaj Partizanit…

“Ta festojmë njëherë fitoren, pastaj me kampionatin do merremi seriozisht. Kampionati është gjithçka për ne. Pretendojmë të rritemi. Ky është pretendimi i të gjitha klubeve shqiptare. Lufta në kampionat bëhet e fortë nga pjesëmarrja në Europë.”

Më mirë 3 pikë sot apo 4 pikë në dy ndeshjet e radhës

“Janë dy kompeticone të ndryshme. Na i do puna të themi kampionati është shumë më i rëndësishëm. Që të jesh klub i madh duhet të tregosh veten në Europë. Nëse do te jemi te suksesshëm vetëm në kampionat nuk është se do të jemi një klub për t’u pasur zili”

Që të përgatitesh për kompeticionet Europiane, përgatitjet fillojnë shumë shpejt. Europa është shumë e fortë, mund të eliminohesh edhe nga një ekip shumë i vogël. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme në Europë. Ne jemi si Lokomotiva, vazhdojmë vet.”

Edhe ndaj Sportigunt fitore në ndeshjen e 5-të edhe ndaj Dinamos po në ndeshjen e 5-të të grupit

“Ne jemi supersticiozë si skuadër. Edhe me Sportingun nuk u stërvitem në stadium, por u nisëm nga Tropikali dhe na dha rezultat.”

Për ndeshjen ndaj Partizanit

“Të hënë do jetë ndeshje shumë e bukur. Shpresoj të ketë sa më shumë tifozë në stadium, jo si sot që dukej sikur ishte ndeshje brenda familjes.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.