LIFE STYLE

Dëllinja, pastruesi i veshkave dhe mushkërive

09:55 - 27.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bima shëruese e dëllinjës, e rritur kryesisht në disa zona të Evropës, Amerikës së Veriut e Azisë është e njohur për efektet kurative që prej lashtësisë. Kokrrat e dëllinjës përdoren në medikamente të ndryshme pasi kanë aftësinë të shërojnë një sërë sëmundjesh pasi përmbajnë një acide organike të rëndësishme për trupin e njeriut, gjithashtu, sheqerna natyrale, kalium e kalcium. Dëllinja është ilaç për stomakun e format e ndryshme ulcerore pasi vetëm duke e përtypur ndihmon procesin e tretjes si dhe ka efekte çudibërëse në pastrimin e mushkërive e bronkeve nga infeksionet dhe sekrecionet. Efekti tjetër pozitiv i dëllinjës është vërtetuar në sistemin urinar e veshka. Konsumimi i lëngut që përfitohet nga to, pastron veshkën dhe shëron ciste që shpesh hasen te femrat.




Gjithashtu, kjo bimë ndihmon në kurimin e infeksioneve gastrointestinale, infeksioneve të traktit urinar dhe gurët në veshka, madje mund të jetë efektive në luftimin e baktereve dhe viruseve. Përdorime të tjera përfshijnë trajtimin e diabetit e kancerit. Shpesh vaji esencial i dëllinjës është përdorur për masazhe, në çlodhjen e muskujve të tendosur, parandalon ngërçet dhe tonifikon muskujt. Disa njerëz e përdorin dëllinjën direkt në lëkurë për plagë dhe për dhimbje në nyje dhe muskuj. Ndërsa në ushqime, kokrra e dëllinjës shpesh përdoret si një piper ndërsa ekstrakti dhe vaji esencial përdoren si përbërës aromatizues në ushqime dhe pije. Por kjo bimë gjen përdorim edhe në kozmetikë pasi vaji i saj është përbërës i maskave të ndryshme për flokë të shëndetshëm e shumë produkte të tjera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.