POLITIKË

Balla i vë në dukje ngatërresat Bashës, dhe këshillon demokratët: Mbahuni!

15:37 - 28.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka ironizuar kryedemokratin Basha në ditën e Pavarësisë.




Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se kreu i demokratëve ka ngatërruar datën e pavarësisë me atë të Çlirimit. Sipas tij Basha, në vend që të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë, shkoi tek varrezat e dëshmorëve të luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë.

 STATUSI I PLOTË

U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhet të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Mbahuni miq demokratë se ngatërresat nuk kanë mbaruar dhe sinqerisht Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!
Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.