MILOSAO

POEZI/ Nga Ilir Kalemaj

09:52 - 28.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Autori nuk i shkëputet dot filozofimit në poezinë e vet. Mënyra sesi e përcjell filozofinë në këtë hulli e tregon vërtet autor më shumë pretendime…

 

Kohë vjeshtake

Vjeshtat qe rrokullisen në honin e kohës,
firojnë si rëra mes gishtave kur fryn erë,
ashtu përhumbtas dhe pakuptuar,
si shiu i qetë e i pandërprerë.

Frymorë që gjallojnë mes moteve
dhe ata që jetojnë veç për një ditë
nën një diell arrijnë të ngrohen,
me vete nuk marrin prikë.

Disa e marrin disi kaluar,
çdo emocioni i frigohen të tjerë
ka nga ata që jeta u kalon tangent,
për ta koha nuk ka asnjë vlerë.

Bëjnë hije mbi dhé dhe emër lënë pas,
ata që çastin jetojnë,
që nuk janë kalimtarë rastësorë,
por dinë të qeshin dhe dashurojnë.

Ata që pasionin e kanë nën lëkurë,
që jetojnë si t’ish e fundit ditë,
që punojnë sikur jeta mos të kish fund kurrë,
ata, të bekuarit nga Perënditë.

Nje grimcë kohe mbart brenda pafundësinë
sikur të jetuarit t’ishte art,
të dish të shijosh mrekullinë
e të qënurit thjesht i gjallë.

Nostalgji
Disa tezga të braktisura
një pasdite fundgushti e mekur,
dy pëllumba gushbardhe që aviten,
disi të ndrojtur, disi të trembur.

Nënokja tek ecen kerrusur nen barren e kohes,
ndanë pallatit të verdhë,
në qoshkat e të cilit lodrojnë zhurrmshëm ndoca cunakë,
ndërkohë që fryn nje fllad i lehtë
avatar i kohës që lamë.

Llulla nën cepin e buzës së djersitur
e punëtorit t’rraskapitur n’zheg,
me kokën anash varur,
dhe kasketën rënë mbi brez.

Pranë kopshtit eremirë,
tërheq vemendjen kaltërsia e syve të saj
nën prarimin e flokeve me t’cilat era lodron
shoqëruar me valsin e lumturisë
që ndanë jetës të fton.

Pa kohë
Netë të bardha nën të pafundmen hapësirë
mbi botën e paqenë të ftojnë të meditosh
pranë vetes pak rum të lirë,
nuk do gjë tjetër, veç të jetosh.

Me zemër tej në tundrën e bardhë,
me mendje si sufist, përhapur mbi shkretëtirë,
skllav i pasionit, beduin i shpirtit
mendoj për atë çka në jetë është më mirë.

Sofist cinik, bohem pa cak,
peng i dëshirave rastësore,
kështu endet ky shpirt i lirë,
in perpetum prore.

Dimër
Ra ky mot e nuk u pamë
mbështjellë mistershëm në kët’acar
na ndan ndër pole të skajshëm
ky i ftohtë idhnak, i marrë.

Kujtimi i një çasti që ska ndodhur,
shpresa e marrë për deja vú,
çdo gjë e veshur me tisin e bardhë,
sinjal që më drejton kah ty.

Pragvere
Vesë diamantesh,
n’prag t’agut shtrirë si tapet,
ende mbështjellë në freskinë joshëse
para t’nxehtit afrikan
që në derën e shpirtit nis e troket.

Ndezja e ngjyrave
nën përthyerjen e dritës
t’ aurorës mitike
sjell Pashkën e jetës
si një flutur magjike.

Njeriu dhe turma
Në metrotë e bjerra,
Tërhiqen turma
zvarrë,
Kapen pas hekurash të ndryshkur,
nga koha,
Si njerëz që përqafohen
Kur ndjejnë mall.

Humbet njeriu,
Në vrapin e kohës,
E kaplon vetmia,
Mërzia e post-modernitetit.,

Rishpik veten në turmën gri,
Bërtet nevoja për ekzistencë
Nuk gjen as paqe, as qetësi,
Në përpjekje për të gjetur
veten e vet.

Detari

Fanari që sheh detari
n’mes të blusë së paanë,
ndrin si aurora n’ag,
zemrën që në vetmi qan.

Zbulon misteret e detrave të thellë,
marinari xhaketë-zbërthyer,
tek mërmërin këngë të vjetra,
si pirat mendje-rrëmbyer.

Modernity and humanism
Finding light amongst life’s miseries,
continue hopping when all falters,
standing by your ideals
even when they betray false convictions,
that’s modern challenges in a nutshell.

To witness peace on the face of war,
To be hopeful when all hope flies,
To expect the unexpected when all falters,
To be human after all.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.