Show-Bizz

105-vjetori i Pavaresisë / Si uruan festen VIP-at shqiptarë

10:25 - 29.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela ALIAJ




Ditën e djesjme, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të shumta kanë qenë urimet nga VIP-at në rrjetet e tyre sociale. Nuk kanë munguar edhe figurat e njohura që jetojnë jashtë vendit, t’u urojnë shqiptarëve Festën e Flamurit. Ne do të veçojmë disa prej tyre.

Emina Cunmulaj
Modelja e famshme me origjinë shqiptare, e martuar me bilionerin Sam Nazarian nuk ka harruar që ditën e sotme të urojë shqiptarët me një foto me flamur, ku ajo ka dalë në kalanë e Rozafës në Shkodër. Në foto ajo ka shkruar: Fluturon shqipja në male t’Hotit, ku kanë lind burrat t’Barotit.

Tuna Sejdi
Ndërkohë që këngëtarja e njohur kosovare, Altuna Sejdi, ka preferuar të postojë në “Instagram” një foto të pikturës së qëndistares së flamurit, Marigosë. Me nënshkrimin mbi foto, Tuna ka uruar: Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e Flamurit e të Pavarësisë!

Soni Malaj
Bukuroshja Soni Malaj ka preferuar të postojë një foto së bashku me flamurin në faqen e saj në “Instagram”. Ajo duket rrezëllitëse kombinuar me ngjyrat kuq e zi duke uruar: Shqipëria ime, gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë.

Florjan Binaj
Një urim të veçantë ka bërë humoristi i “Portokallisë”, Florian Binaj, i cili bashkëngjitur me foton me flamur u ka dhënë një mesazh të rëndësishëm shqiptarëve: Gëzuar festën e Pavarësisë! Duajeni Shqipërinë çdo ditë e jo një herë në vit!

Marina Fara
Vajza superseksi e këngëtares Eli Fara ka postuar një foto në faqen e saj në “Instagram”, ku shfaqet kuq e zi. Pavarësisht festës, bukuroshja brune duket tepër tërheqëse e veshur me një fustan të kuq dhe buzët kuq e zi.

Fjolla Morina
Nuk ka munguar as urimi i këngëtares kosovare Fjolla Morina, e cila e veshur kuq e zi me një kapele popullore ka uruar për Festën e Flamurit: Ma gëzofshi Festën e Flamurit ma të bukur në botë! Gëzuar shqipe kudo që jeni anë e mbanë botës!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.