BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Qejfi i madh i Xhemit? Foto me Visin. Mirsa me “Buzë për buzë”

16:00 - 06.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Qejfi i madh i Xhemit? Foto me Visin. Mirsa me “Buzë për buzë”




Qejfi i madh i Xhemit? Foto me Visin
Xhemi Shehu ka filluar ta këtë pasion fotografinë e kjo i ka lindur qysh në momentin kur u njoh me Visin, të dashurin e saj. Me sa duket vajza bukuroshe që e nisi karrierën e saj si velinë e Fiksit, do të fiksojë të gjitha çastet e jetës së saj me Visin. Këto foto i janë bërë çiftit në tarracën e Living Room, ku ato kanë qenë të shoqëruar nga një grup i madh miqsh. Prej disa muajsh Visi dhe Xhemi jetojnë bashkë, e duket se lidhja e tyre po shkon mbarë.

Mirsa me “Buzë për buzë”
Këngëtarja nga Gjilani Mirsa Kërceli së shpejti pritet të nxjerrë në treg albumin e saj të dytë të cilin do ta quajë “I dyti”. “Kurse përveç albumit i kam përfunduar edhe xhirimet e videoklipit ‘Buzë për buzë’, i cili së shpejti pritet të dalë nëpër televizionet kosovare”. Kështu është shprehur Mirsa për gazetën “Zëri” në Kosovë. Në fakt të dhënat e fundit për këngëtaren flasin për një mospjesëmarrje nëpër festivale të ndryshme që organizohen në Kosovë. Ndryshe ndodhi vitet e kaluara, kur Mirsa jo vetëm që ishte një pjesëmarrëse shumë e mirë, por edhe u nderua me disa çmime. Kujtojmë këtu që këngët dhe krijimet muzikore të Mirsës veç pëlqimit nga ana e fansave dhe e publikut, shoqërohen edhe nga klipe mjaft të këndshme ku e reja shfaqet në një formë mjaft të mirë.

Ky shkrim u botua më 5 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.