Kryesore

Ahmetaj dhe Sejko paralajmërim të fortë për bizneset e mëdha me dy bilance

07.12.17 gsh.al

Në kuadër të luftës kundër informaliteit Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në këtë konferencë, Ahmetaj theksoi se lufta kundër informaliteti do të vazhdoj dhe do të fokusohet tek bizneset e mëdha, se këto biznese punojnë me dy bilance, dhe kanë sjell kreditimin e keq në vend. Ndërsa guvernatori theksoi se nuk do të jepen më kredi atyre biznese të cilat punojnë me dy standarde.

 Pjesë nga fjala e Arben Ahmetaj

Në kuadër të reduktimit ë problemeve në kredi dhe kundër të informalitietit. Kompanitë e mëdha punojnë sërish me dy bilance. Ne kemi marrë angazhim të marrin vetëm një bilanc zyrtar që është pasqyruar në faturat tatimore. KA dy aspekt që doja ti theksoja. Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Grupi i përbashkët i punës hartoi një strategji për reduktimin e këtyre kredive. Një masë ishte dhënia e kredive vetëm duke ju referuar faturave tatimore e bizneseve. Duhet që të vendoset një normë e re mes bankave dhe bizneseve.  Në këtë fazë kundër informalitëti kemi një fokus tek biznesi të madh. Deklarimi i pagave tejet të ulëta që nuk reflektojnë atë që është në të vërtetë. Përsëris thirrjen për reflektim qoftë nga sistemi bankar qoftë nga bizneset.

“Mungesa e financave, kanë kontribuar në kreditë me probleme. Përtej ndikimit negativ që ka dhënë në shtimin e kreditimit të keq, sipërmarrësit janë përballur me sfida të paparashikuar prej tyre. Kredi dhënia të mbështet vetëm në deklaratat tatimore. BSH e ka trajtuar dhe më parë këtë dukuri”, deklaroi Guvernatori Gent Sejko.

 

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Si ka mundesi qe Ministri elifimatrak i pa shkolluar (kurse verore) te Deklaroje se Bisneset punojne me dy Bilance aq me keq i ben “thirje”te heqin dore nga kjo praktike.A e kupton ky koke dru se keshtu ka pranuar Krimin Ekonomik qe kalon pikerisht ne zyrat e Institucionit qe Ai drejton te cilet e kane detyre Primare kontrollin financiar.Po ky Drejtori qe del si dordolec ne sfond kujt i qahet per kreditimin.Harroi sherbetori i Rames dekllaratat per ‘Uljen e kredive te keqia”dhe per Trajektoren Pozitive te ekonomise e financave tamam si i shkon per shtat kesaj qeverie Medioker.Por mos harroni: Zogu u perzu me turp mbasi kish shkaterruar financat dhe borxhi praktikisht kishte shitur Shqiperine,Ramizi u permbys mbasi arka e shtetit nuk kish asnje kacidhe valute, Sala ra se Piramidat vodhen popullin pra shtetin edhe Ramadani do bjere vetem kur ju te shkaterroni financat.Dhe kete pune ju po e beni si jo me mire.

    Përgjigju ↓