SPORT

Fjalim para ekipit, Olsi Rama merr “de facto” drejtimin e Partizanit

12:37 - 07.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në kuadër të ndeshjes ndaj Teutës në ambientet e kompleksit stërvitor në Kamzë. Në të njëjtin vend ishte duke u zhvilluar edhe kursi për Drejtor Sportiv që mbahet nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilin po e ndjek edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të vendit.




Emri i këtij të fundit është përfolur shumë për emërimin në krye të të kuqve, por nga ana e klubit nuk është konfirmuar asgjë, madje nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar. Gjithsesi fakti që Rama po specializohet në një pozicion drejtuesi, tregon qartë qëllimin e tij për të qenë në krye të “demave”. Dhe si për të përforcuar më shumë një gjë të tillë, pas kursit të djeshëm, ai ka pasur fillimisht në fushën sportive një takim me drejtuesit e stafit teknik dhe jo vetëm dhe më pas lojtarët.

Ashtu siç shihet dhe në foto, Rama është duke folur para lojtarëve duke i motivuar për ndeshjen ndaj Teutës, por edhe për vazhdimësinë e këtij sezoni. Në një situatë të tillë mund të aludohet se ai është “de facto” drejtues i Partizanit ose thënë ndryshe, njeriu i besuar i presidentit Demi në ekip. Në një kohë që italiani Moxhi duket gjithmonë e më larg të kuqve, të kuqtë duket se kanë një drejtues të ri./Panorama Sport

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne vendet e prapambetura e pa dinjitet lulezojne diktatoret qe per ta permbyllur krijojne “Dinasti”.Kjo po ndodh ne Shqiperi.Vellai i Krieministrit kthehet nga emigrimi fill mbasi i vellai behet Krieminister.Nuk ka nevoje te punoje.Vetpunesohet drejtor sportiv i klubit Partizani(Zona Operative) pa patur lidhje me kete sport.Bisnes .Pastrojne paret e Rames e Gaz Demit .Shih me ke rrin te them se si je……

    Përgjigju ↓