BOTA

Lihen në burg Albin Kurti e përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes

12:50 - 07.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës të të akuzuarit Albin Kurti, kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.




Albin Kurti së bashku më Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngaqë sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi me 26.11.2017, e kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017.
Ndaj sipas Gjykatës së Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë ka vepruar drejt, kur u ka caktuar masën e paraburgimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.