Kryesore

Pas deklaratave të SHBA e BE, Rama i bën ftesën e dytë Bashës: Eja të flasim shqip për Shqipërinë…

07.12.17 gsh.al

Ka ardhur një tjetër ftesë për Lulzim Bashën nga kryeministri i Shqipërisë Rama, në një kohë që po vijon debati politik për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit. Pas reagimeve të shpejta të ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE, Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka bërë një ftesë të dytë kreut të PD-së, Basha, pas asaj që të bërë mbrëmë vonë, për një pakt të ri.

Postimi i Ramës 

LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *