SPORT

Vlerësimi i medias italiane: Tifozëve të Skënderbeut u heqim kapelen, Gavazaj nuk dorëzohet

10:12 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skënderbeu e humbi takimin e fundit të Ligës së Europës, teksa u mposht në transfertë nga zviceranët e Jang Bojs me rezultatin 2-1. Goli në minutën e 95-të nga Asale i mohoi korçarëve barazimin e merituar.




Në fundin e ndeshjes “tuttomercatoweb” publikoi rubrikën “Top & Flop”, e cila ka të bëjë me paraqitjet më të vlersuara dhe ato më pak të vlerësuara. Sipas italianëve, tifozët shqiptarë meritojnë heqjen e kapeles për atmosferën e krijuar në shkallët e stadiumit, shkruan PanoramaSport.

TOP

Publiku shqiptar – Ndonëse në diskutim nuk kishte asnjë gjë jetësore, tifozët e Skënderbeut e populluan ” Stade de Suisse” për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të fundit europiane. U heqim kapelen.

Gavazaj – Zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh ekipin e tij. Por sidomos është i fundit që dorëzohet në fushë, duke vrapuar pas çdo topi deri në fund.

Asale – Goli i tij duket paksa si drejtësi hyjonre, pas humbjes së kohës së kundërshtarëve. Hyn nga pankina dhe vendos ndeshjen, duke i dhuruar një gëzim tifozëve të tij.

FLOP

Mbrojtja shqiptare – Dy shpërqendrime, fatale, kanë sjellë këtë humbje. Fillimisht te goli i Horo, e lënë të shkëputet pa shumë vështirësi. Pastaj në fund, të gjithëve u shpëton Asale, duke firmosur disfatën në tokën zvicerane.

Nimaga – Sjellje tërësisht për t’u dënuar e tija, sidomos kur në fund të ndeshjes shtrihet në tokë, duke ngadalësuar vijimin e lojës për vrullin e fundit të kundërshtarëve.

Ngamaleu – Bën faulla që në fillimin e ndeshjes, merr vetëm një të verdhë, por me shumë mundësi meritonte edhe të dytin dhe përjashtimin për disa ndërhyrje shumë të ashpra.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.