AKTUALITET

HARTAT/ Rikthehen rreshjet intensive në vend, ja cilat janë qytetet që rrezikohen

14:35 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sërish do të rikthehen reshjet intensive që do të përfshijnë gjithë vendin. Shtrëngata të forta në 5 qytetet dhe një rrezik i madh i rëshqitjeve të tokës në shumë zona të Shqipërisë. IGJEUM në buletinin e fundit mbi rreziqet natyrore bën paralajmerimet e nevojshme dhe nxjerr hartat me zonat e rrezikuara.




RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Nesër (e diel, dt.10) pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.10) do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.