POLITIKË

Përmbytjet, BE ndihma për Shqipërinë. Serbia, 100 mijë euro, batanije e dyshekë

11:36 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Darina TANUSHI

 

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar situatën e përmbytjeve. Pas kërkesës që iu dërgua pak ditë më parë nga autoritetet shqiptare, Komisioni për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave ka ofruar mbështetje me pompa uji, gjeneratorë dhe mjete të tjera përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Bashkimi Evropian iu përgjigj menjëherë kërkesës për ndihmë, falë mbështetjes nga Austria, Franca, Sllovakia dhe Sllovenia. Shqipërisë iu ofrua mbështetje edhe nga sistemi satelitor Copernicus, i cili ofroi hartat dhe pamjet satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile. Një ekip evropian i mbrojtjes civile është zhvendosur në Shqipëri dhe do të asistojë këto dy ditë autoritetet shqiptare gjatë ofrimit të mbështetjes. Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides tha: “Solidarizohemi për të mbështetur popullin shqiptar në këtë kohë. Më lejoni të falënderoj për mbështetjen e madhe vendet anëtare të BE-së, të cilët siguruan ndihma dhe furnizime përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile Evropiane. Ky është Solidariteti Evropian në veprim.” Ndërkohë edhe qeveria e Serbisë do të dërgojë 100 mijë euro ndihma për zonat e përmbytura në Shqipëri. Për shkak të situatës së vështirë, siç shkruajnë mediat serbe, qeveria e Serbisë do të dërgojë edhe ndihma në mallra, siç ka njoftuar zyra për bashkëpunim dhe media pranë qeverisë në Beograd.
Gjithashtu, kryeministrja serbe Ana Brnabi? i ka dërguar një letër homologut Rama, me të cilën i bënte me dije për ndihma në rreth 500 batanije, 250 dyshekë dhe mjete të tjera. Ajo shprehu shpresën se kontributi do të lehtësonte sado pak efektet e përmbytjeve. Në fakt, ndihma e Serbisë ndaj Shqipërisë ka qenë edhe në shkurt të vitit 2015, kur u dhanë sërish 100 mijë euro, shifër të cilën pak muaj më parë, në tetor të 2014 ja kishte akorduar qeveria e Shqipërisë, Serbisë, kur u përfshi nga përmbytjet së bashku me Bosnje-Hercegovinën. Në këtë kohë qeveria shqiptare akordoi edhe 50 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës. Në të tilla raste, duket se shtetet solidarizohen me njëri-tjetrin, duke lënë pas mosmarrëveshjet politike. Por, në të njëjtën kohë, që prej 2014-ës duket qartazi se raportet Shqipëri-Serbi janë në një tjetër stad.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.