BLUETOOTH

Sot finalja e “Këngës Magjike”, fitorja mes Fifit dhe Elhaida Danit. Kush janë këngët më të klikuara dhe renditja

11:30 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela ALIAJ




Ditën e sotme është nata e tretë dhe finale e festivalit më të ndjekur të “Kënga Magjike” ku priten shumë surpriza dhe të papritura në skenën e “Pallatit të Kongreseve”. Por ajo që ne të gjithë mezi e presim është fituesi i edicionit të 19-të të këtij festivali. Ndër vite kanë qenë të ndryshëm, por mund të themi se disa artistë kanë fituar edhe 2 apo 3 herë radhazi. Ndër ta përmendim këtu divën e këngës Aurela Gaçe, e cila e ka fituar 3 herë çmimin e madh, apo edhe një tjetër zë brilant, siç është ai i Irma Libohovës, e cila ka qenë dy herë fituese e “Kënga Magjike” në fillim me duetin e bërë me motrën e saj, Eranda Libohova në vitin 2000, “Një mijë ëndrra”, dhe pas katër vitesh me këngën e saj, “Prap tek ti do vij”. Vitet kalojnë dhe tashmë kemi mbërritur në edicionin e 19 të këtij festivali ku shohim se të shumta janë këngët baladë, të cilat janë prezantuar këtë vit në skenë dy netët e para. Mesa duket, gjasat janë se kënga fituese mund të jetë baladë për të disatin vit radhazi, duke parë që përmbajnë tepër emocion dhe janë shumë prekëse.
Flasim pak edhe për jurinë që do të jetë ajo që do të gjykojë e do të japë mendimin e saj në skenë lidhur me performancat e ndryshme të paraqitura nga artistë të rinj edhe të vjetër. Ata janë po të njëjtët që kanë gjykuar kategorinë “New artist” të vitit të kaluar: Uliks Krajka, Sardi Shehu, Venera Lumani, Juliana Pasha dhe Olti Curri. Përveçse kritikave dhe vlerësimeve që ata kanë dhënë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe prapaskenat e këtij spektakli që nuk kanë qenë të pakta. Ndër to mund të veçojmë postimin që bëri natën e parë të këngës, një nga pjesëtaret e jurisë, këngëtarja Venera Lumani, e cila u duk sikur “i nxori bojën” festivalit. Ajo kishte publikuar në faqen e saj në Instagram një pjesë të skenarit të parapërgatitur që ajo mbante në dorë. “Çdo mendim i dhënë nga juria ishte i përgatitur, madje edhe e qeshura epike e Sardit duket se është menduar në çdo detaj. Në publikimin që ka bërë Venera në “Instagram” mes rreshtave lexohet çdo fjalë që ajo dhe Juliana thanë gjatë spektaklit. “S’kam ça me thënë. Ju duhet ta bëni publikun për vete. Hytë sikur do dilni”- shkruhet në skenarin që Venera mban në dorë.


Ndërkohë që natën e parë gjysmëfinale një tjetër incident ka ndodhur me moderatorët. Siç ishte thënë edhe më parë bashkëprezantues me Ardit Gjebrean ishin humoristët Bes Kallaku, Erion Isaj, si dhe dy bukuroshet e KlanTv, moderatorja e “Jo vetëm Modë”, Nevina Shtylla dhe moderatorja e “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu. I pari, që hapi mbrëmjen ishte sigurisht Ardit Gjebrea e më pas në skenë dolën edhe Bes Kallaku me Erion Isajn, të cilët nuk mund të mos sillnin të qeshura në sallë me batutat e tyre. Pas tyre, në skenë erdhën edhe vajzat, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Konkurrentët performuan një nga një në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Por ajo që nuk u pa, por u dëgjua pak pasi të fikeshin kamerat ishte fakti se pasi prezantuesit thanë natën e mirë, mikrofonat vazhdonin të ishin hapur dhe nga prapaskena u dëgjua të thuhej : “si l*sh ku**ve.” Kushedi se për kë e kanë pasur këtë fjalor prezantuesit.
Gjithsesi t’i rikthehemi finalistëve të mbrëmjes së sotme. Ata janë plot 18 dhe vijnë në skenë me zhanre të ndryshme muzikore, por nuk lëmë pa nënvizuar se balada kryeson ndër to duke bërë kështu që mundësitë më të mëdha që edhe këtë vit, ashtu sikurse vitin e kaluar, dhe disa vite me radhë, e ka fituar zhanri i baladës festivalin. Po të shohim renditjen dhe numrin e klikimeve që kanë në youtube, edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, mund të japim edhe ne një parashikim të vogël të fituesit të mundshëm të edicionit të 19-të të “Kënga Magjike”, sigurisht në bazë të klikimeve dhe të shikueshmërisë që kanë në online. Më poshtë rendisim këngëtarët dhe klikimet që kanë në youtube:

E mërkurë, 6 dhjetor
Lind Islami – Problemi- 78,875 shikime dhe 1 mijë pëlqime
Mishela Rrapo – E doja s’e doja- 41,044 shikime dhe 567 pëlqime
Alar Band – Leni ojnat- 198,432 shikime dhe 2 mijë pëlqime
Rovena Stefa – Veç një jetë- 228,084 shikime dhe 1 mijë pëlqime
Xhesika Polo – Jetën ma fal- 30,958 shikime dhe 290 pëlqime
Elson Braha – 23- 23,878 shikime dhe 419 pëlqime
Çiljeta Xhilaga – Hajmali- 1,030,214 shikime dhe 7 mijë pëlqime
Kelly – Kur ti buzëqesh- 128,770 shikime dhe 873 pëlqime
Gjergj Leka – Ndryshojmë- 25,165 shikime dhe 288 pëlqime
Mentor Haziri – Plagë në zemër- 41 240 shikime dhe 340 pëlqime
Fifi – Zhurmë- 3,090,154 shikime dhe 20 mijë pëlqime
Stine – Ma more zemrën- 1,799,491shikime dhe 8 mijë pëlqime
Anxhela Peristeri – E çmendur- 427,951 shikime dhe 3 mijë pëlqime

Të rinjtë
All in Band – Kundër rrymës- 27 603 shikime dhe 432 pëlqime
Reinaldo Gaçi – Mos harro- 13 507 shikime dhe 268 pëlqime
Arieta Palushaj – Simbiozë- 5 116 shikime dhe 104 pëlqime
Armenda Gashi – I huaj- 5 169 shikime dhe 130 pëlqime
Toli – Nuk kam frikë – 15 992 shikime dhe 284 pëlqime
Serxho HD – Pafundësi – 6 806 shikime dhe 143 pëlqime
Majlinda Cikaqi – Kam mall- 15 297 shikime dhe 185 pëlqime
Genti Deda ft Dj Rob – Dashuria – 51 185 shikime dhe 2 mijë pëlqime
Andrea De Pascalis – Goçe di Spirito – 9, 965
shikime dhe 237 pëlqime

E enjte, 7 dhjetor
Blerina Braka – Mirupafshim dashuri – 715 910 shikime dhe 5 mijë pëlqime
Franc Koruni – Jemi njëlloj- 8 ,793 shikime dhe 77 pëlqime
David – Vetëm ne të dy – 45 298 shikime dhe 510 pëlqime
Laura Nexha – Je dashuri- 1,030,246 shikime dhe 5 mijë pëlqime
Aurela Thellimi – E diel – 148,531 shikime dhe 1 mijë pëlqime
Valon Shehu – Ti mos më shaj – 267,824 shikime dhe 2 mijë pëlqime
Egzona Ademi – E ndiej – 24,124 shikime dhe 345 pëlqime
Fjolla Morina ft. Blasta – Shake – 417 000 shikime dhe 2 mijë pëlqime
Klejti Mahmutaj – Më mbaj – 76, 614 shikime dhe 1 mijë pëlqime
Kastro Zizo & Rea Nuhu – Pa faj – 297,206 shikime dhe 4 mijë pëlqime
Evi Reçi – Dorëzohu – 45,886 shikime dhe 592 pëlqime
Nrg Band – Gocat me martini – 38,614 shikime dhe 434 pëlqime
Samanta – Humbur- 821,685 shikime dhe 7 mijë pëlqime
Elhaida Dani – E ngrirë- 569,102 shikime dhe 10 mijë pëlqime

Të rinjtë
Algert Sala – Je penduar- 8 140 shikime dhe 233 pëlqime
Egys Shahu – Fale zemrën- 230,579 shikime dhe 3 mijë pëlqime
Albulena Jashari – Njerëzit- 11, 279 shikime dhe 75 pëlqime
Silvana Rusi – Ai- 37,462 shikime dhe 376 pëlqime
Albina Kelmendi – Si n’fillim – 200,441 shikime dhe 2 mijë pëlqime
John Shahu – Medicine- 42,713 shikime dhe 1 mijë pëlqime
Gerard Merdani – Fjalët më mungojnë- 23,842 shikime dhe 358 pëlqime
Xhon Jesku – Je ne mua- 22,365 shikime dhe 512 pëlqime


Siç e shohim nga klikimet në vend të parë radhitet Filloreta Raçi me këngën “Zhurmë” me 20 mijë pëlqime dhe pas saj vjen Elhaida Dani me 10 mijë pëlqime me këngën “E ngrirë” dhe Stine në vend të tretë me këngën “Ma more zemrën” me 8 mijë pëlqime. Ndërkohë që për shikueshmërinë në vend të parë radhitet sërish Fifi me 3 milion shikime, në vend të dytë Stine me 1.7 milionë shikime ndërkohë që në vend të tretë është Laura Nezha me këngën “Je dashuri” së bashku me Çilietën me këngën “Hajmali” me 1 milion shikime. Pra, mund të themi se sipas kësaj matjeje Filloreta Raçi, në bazë të klikimeve dhe pëlqyeshmërisë së njerëzve radhitet në vend të parë me baladën e saj tepër prekëse, “Zhurmë”. Por, nga ana tjetër, një mundësi e mirë mund të jetë edhe Anxhela Peristeri. Këngëtarja që e gjen veten shpesh në festivale, kësaj radhe është paraqitur krejt ndryshe në edicionin e 19-të të “Kënga Magjike”. Ndryshe nga kënga e vitit të shkuar me të cilën u radhit e dyta në festival, këtë herë e shohim jashtë kornizave që e kemi parë. Një super këngë, një pop-baladë e realizuar nga studio Threedots përkatësisht nga Kledi Bahiti. Gjithsesi emocionet e kësaj mbrëmjeje ende presin të vijnë së bashku me vendimin përfundimtar të fituesit, të cilin e kanë në dorë vetë ata, konkurrentët. Suksese të gjithëve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.