DOSSIER

Zbulohet amaneti i fundit që Enver Hoxha i tha të birit, Sokoli: Ruajuni, sidomos ruaj….

11:33 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha,zbulon në një intervistë amanetin e fundit që i la i ati.




Ai tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i te atit.

Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur” thote ai.

Ai zbulon se Enveri e kishte pike te dobet nusen e tij, Lilianen.

” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë” thote ai dhe shton se kjo gje kishte krijuar shqetesim te familja.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën” thote ai.

Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.