Show-Bizz

Anxhela Peristeri rrëmben trofeun, Olti Curri: Tekstin ia dedikoj babait tim, uroj të jetë gëzuar atje lart në qiell…

11:07 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anxhela Peristeri ka rrëmbyer mbrëmjen e djeshme trofeun e fitueses në edicionin e 19-të të festivalit “Kënga Magjike”. Kënga e “E çmendur për ty” erdhi si kompozim i kompozitorit Kledi Bahiti dhe gjithashtu me tekst të Olti Currit.




Ka qenë ky i fundit, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së Anxhelës, ka treguar se tekstin ia ka dedikuar babait të tij, i cili u nda nga jeta disa javë më parë. Ai ka uruar dhe këngëtaren Anxhela Peristeri, duke e quajtur zë brilant dhe konsideruar mikeshë e mirë.

 

POSTIMI I PLOTË

“Urime o ze brilant dhe mikeshe e mire. Kenaqesi te shkruash poezi per ty. Urime Anxhela Peristeri Kledi Bahiti…

Kete tekst ja dedikoj babait tim, uroj te jete gezuar atje lart ne qiell…

“E çmendur”

Mbaj.

Veten fort te mos qaaaj.

Pa Faaaaj…e burgosur ne liri.

Jam

Ai nuk te meriton/ Jo ty jo ty…

Ai engjell, eshte demon/Per ty, per ty… Si ne pranga shtrengon

Mendjen time pushton.

Gjakun tim, ti leviz dhe e ndalon…. E cmendur per ty.

E gjithe bota me thote jo/Veten tende ti se do/E verber pas teje une shkoj… E cmendur per ty

Po e them une…prape/Pranoj.

Per ty vdes dhe jetoj…

Jam e cmendur per ty.

S’mund te jeni te dy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.