POLITIKË

Ruçi në Uashington: Prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri

15:01 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë në Washington D.C, ku shoqërohej në forum nga Taulant Balla, Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu.




Kryetari i Kuvendit i informoi kongresmenët dhe senatorin për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi dhe mbi procesin e vetingut.

Në takim me kongresmenët amerikanë Ruçi tha: “Heqja e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA, incentivë që do t’i bënte kompanitë amerikane më të interesuara për investime në Shqipëri”.

Sipas njoftimit për shtyp, Ruçi falënderoi Kongresin Amerikan për vëmendjen ndaj rajonit dhe kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.