Tech

Veriu i Shqipërisë ‘pushtohet’ nga dëbora, temperaturat ulen frikshëm. Ja situata  

13:59 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Reshjet po largohen duke ia lënë vendin dëborës në zonat veriore të vendit, sipas Meteoalb.

Meteorologët parashikojnë që sot temperaturat të bien ndjeshëm. Për të dielën, orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët. Gjatë ditës së diel, Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore.

Bora ka zbardhur edhe Dajtin ditën e sotme sic e shihni ne kete foto:

Edhe në Llogara, reshjet e shiut ia lanë vendin atyre të borës. Gjatë natës, ato kanë krijuar një shtresë deri në 10 centimetra, por rruga njoftohet se nuk ka bllokime, raporton “Tv Klan”.

Ndërsa qarku i Kukësit në orët e para të mengjesit u përfshi nga reshje dëbore dhe mbi 600 m lartësia e dëborës varion nga 5 deri 20 cm në rajonin e Valbonës, sipas “Ora Neës”.

Rrugët me dëborë

Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 6 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak  lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë  lartësia e borës 5 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.

Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore.Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Kam  lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë  lartësia e borës 20 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.

Aktualisht janë pa energji vetëm  Njësia Administrative Zapod e  Bashkisë Kukës.

Forma e reshjeve dje pas mesnatës ne Veri, Verilindje dhe pjeserisht Qendra (zonat e gjelbra = shi; zonat e bardha = borë).

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.