AKTUALITET

Kush ishte 29 vjeçari që u qëllua me breshëri automatiku në Bulqizë

21:16 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar nga fshati Peladhi në Bulqizë i shpëtoi një atentati gjatë mbrëmjes. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik mjetin tip “Land Rover” me targa AA 489 RA, me të cilin ai udhëtonte.
Fadil Ternova është akuzuar për tentativë vrasje në vitin 2011, ndërsa dy vite më pas u arrestua si i dyshuar për vrasjen e një personi me inicialet Sh.Sh në Bulqizë. Gjykata e liroi më pas me shërbim prove.
Sipas policisë “drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar, por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar forcat e rendit”.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.