SPORT

Deputeti i PS-së: Frika e Armand Duka, nëse ndërhyn Rama, presidenti i FSHF-së rrëzohet

11:02 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fidel Ylli, deputeti socialist i njohur për afrimitetin me sportin, ka dhënë sinjale të qrata se Bashkim Fino mund të jetë kandidat për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të mbahen 6-mujorin e parë të vitit 2018. Ylli ka vlerësuar punën e Dukës, por ka deklaruar se nëse kryeministri Rama vendos të ndërhyjë, Duka largohet nga posti i presidentit të FSHF-së. I ftuar në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në “News 24”, Ylli ka dhënë edhe “modelin” se si mund të rrëzohet Duka nëse ndërhyn qeveria.




Fino është përfolur si kandidat i mundshëm për president. Çfarë mendimi keni për një mundësi të tillë?

“Bashkim Fino është miku im, është shoku im dhe e dua fort. Nëse do të kandidojë, të jesh e sigurt që do të jem në krah me të. Jo thjesht se jam pjesë e familjes së Partisë Socialiste dhe historia të tjera, por unë e kam mik të hershëm Bashkimin. Ai është njeri i sportit, është dashamirës i tij. Nuk e di se çfarë projekti ka… Duka bëri një reagim dhe nuk më erdhi mirë se jam ndërmjet dy miqsh. Finon e kam mik të vjetër që në Komitetin Olimpik dhe ka dëshirë të kandidojë.

Pse jo? Nuk e di projektin e tij. Sepse të kandidosh nduhet të bësh fushatë, me klube dhe me njerëz që kanë influencë. Duhet të dish çfarë problemesh kanë. Ndryshe nga studiot dhe ndryshe nga terreni dhe stadiumet. Dua të falënderoj sidomos Zotin Gjici, sepse kur merr Flamurtarin ka traditë. Por të marrësh një ekip dhe të kalosh tre ture në Kukës që nuk ka pasur traditë për futbollin, ai e ngriti një ekip dhe e shpalli kampion pa humbje. Duhen vlerësuar.

Pse mendoni se erdhi ky reagim? Ishte një farë frike e Dukës përballë kandidimit të Bashkim Finos?

Duka është një person që mund ta akuzojnë shumë, por unë e vlerësoj për punën e bërë në FSHF. Mua më intereson sporti, jo Duka. Duka është milioner që e ka zgjidhur hallin e vet dhe nuk ka pritur që të bëjë tendera futbolli për të fituar lekë. Ai e ka sfidë. A ka një tjetër që është më i mirë sesa Mand Duka? Sigurisht që ka. Mund të bëhet më mirë. Nuk ka dalë asnjë kandidat që të ketë një projekt të saktë. Kandidatët kanë dalë ose të nxitur nga një forcë politike dhe unë prandaj e vlerësoj Edi Ramën.

E vlerësoj sepse është një anëtar një votë. Dhe votat janë të vlefshme njësoj, si e Tiranës dhe Partizanit, si ajo e Domosdovës apo Këlcyrës. Po të donte kryeministri, thonte: S’më pëlqen ky Duka. Fidel, merru pak me këtë punë se do ta heqim këtë ne dhe të fuste duart te futbolli. Si do ta hiqte? Mos shihni Kukësin ose Gjicin që ka kandiduar për deputet. Pjesa tjetër, janë në duart e Bashkive. Me përjashtim të Korçës, të Fierit dhe të disave, janë kryetarët e bashkive aksionerë 100%.

Shumica e kategorive të dyta, varen nga bashkitë. Po të donte kryeministri të ndërhynte, hynte politikisht, më fuste mua në lojë dhe Mand Duka do të rrëzohej, pavarësisht sa investime ka bërë. Edi Rama ka mbajtur një qëndrim dhe ka thënë që le ta zgjidhë sporti vetë, le t’i japim pavarësi. Unë mendoj se nuk ka rëndësi mandatet e Dukës, pasi statuti nuk ka limit. Unë nuk dua që këta presidentë të jenë si pashallarë. Ama kjo liri ka çuar edhe në raste kur presidenti ka qëndruar deri 95 vjeç dhe e ka caktuar se cili do të jetë president. Çmenduri është.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.