Kryesore

DOKUMENTI/ Censurohet dosja “Tahiri”, zbulohen hyrje-daljet e ish-ministrit me biznesmenin që u kap me 2 patenta të tij

20:43 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është publikuar në media dosja e plotë e vendimit të gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë  për ish-ministrin Saimir Tahiri, por që në publikimin e saj mungonin dy faqe.




Faqja 9 e saj është zbuluar nga “Panorama”  e cila u censurua nga mediat.  Në të shkruhet për lidhjet e biznesmenit  O.S të arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro  dhe me dy patentat për mjete lundruese të Saimir Tahirit.

Në vendim shkruhet se:  Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes SOTA. Shtetasi Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota.

Faqja 9:

Me datë 24.02.2017, ora 08:05 shtetasi O.S ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë MB 279 AA , e cila rezulton në inventarin e mjeteve të Ministrisë së brendshme. Me këtë mjet ka disa hyrje-dalje shtetasi Gentian Çeka, shoferi i shtetasit Saimir Tahiri.

Me datë 07.07.2017, ora 22:14 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit A.S, vëllait të O.S. Është kthyer me datë 09.07.2017, ora 15:39, nga e njëjta pikë kalimi dhe me automjetin me targë AA101DJ, që rezulton e regjistruar në emrin e shoqërisë “IKONA” me pronar L.S, babai i biznesmenit 25-vjeçar.

Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Porti Durrës, me automjetin AA516NU(i regjistruar në emrin e shtetasit Endri Hasa nga Elbasani dhe ska lidhje me familjen Sota) dhe nga linja “Bari-Rigel-Duni”. Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:19, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë, por nuk ka të regjistruar mjetin me të cilin është kthyer. Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi O.S ka dalë nga Porti Durrës, me linjën “Bari-Rigel-Duni”(nuk ka të dhëna për mjetin apo mënyrën e lëvizjes së tij). Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:22, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë. Me automjetin AA101DJ kanë hyrje-dalje shtetasit O.S dhe Gentian Çeka.

Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes Sota. Shtetasi Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar L.S. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS që është në pronësi të O.S. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar L.S. Shtetasi Gentian Çeka ka një hyrje me makinën me targë AA973RX që është në pronësi të A.S.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.