Kryesore

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Meksi: Historia s’harrohet, gëzuar themelimin e PD!

12:20 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër themeluesit e PD-së dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar festën e themelimit të kësaj partie, ndërsa ka shkruar se historia nuk harrohet…




 

Duke kujtuar 12 dhjetorin e ’90-ës, Meksi shkruan se parullat e mitingut ku u shpall programi i saj minimal ishin dhe mbeten “Liri Demokraci” e “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

POSTIMI I PLOTË

Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës. Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten “Liri Demokraci” e “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. 12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar. Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mun ta ndryshosh, ajo nuk harrohet. I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.