KULTURË

Ekspozita/ Ardian Isufi, “lule” për brishtësinë e forcën

10:30 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flowr Powr”, ekspozita e sapoçelur e Ardian Isufit, trajton tema me rëndësi sociale dhe politike nën këndvështrimin pamor mbi globalizmin duke shquar dhe reflektuar simbolika ndërmjet lokales dhe globales. Ekspozita është pjesë e diskutimit pamor mbi artin bashkëkohor që realisht mungon në atmosferën kulturore shqiptare dhe, gjithashtu, është një shembull i mirë forma e analizës pamore për studentët e artit apo artistët e rinj. Gjithashtu, ekspozita realizohet nga Galeria FAB – Universiteti i Arteve që është një hapësirë e rëndësishme kulturore dhe edukative për të rinjtë dhe publikun artdashës. Marrëdhënia me publikun realizohet nëpërmjet medias, takimeve të veçanta me fokus-grupe (përfshirë edhe personave me aftësi të kufizuara) për të përmbledhur të gjitha format e interesit publik mbi çështje që prezantohen nëpërmjet artit pamor, por shkojnë edhe përtej tij në formatet bashkëkohorë të social-izimit kulturor!
Projekti individual mbi ekspozitën “Flowr Powr” ka pothuajse tre vjet që analizon ne studion e tij disa fenomene globale në kontekst shoqëror dhe politik. Veprat e realizuara përgjatë kësaj periudhe kanë në qendër të saj elementin e lules si një simbol sa i brishtë, por edhe i fortë në kuptimin pozitiv të saj. Kompozimet e ndërlikuara me shumë elemente ambig (të dyfishtë) të krijojnë një kuriozitet ngjarjesh dhe historish natyrore që herë pas here janë nën trysninë e teknologjisë dhe survejimit! Ekspozita udhëhiqet nga diskutimi elitar dhe pikëpyetjet bashkëkohore se: “Njerëzimi e shpiku teknologjinë për të mirën e tij, por sot ndoshta ai është bërë viktime e saj”. Gjithashtu, kjo ekspozitë është një pikëtakim me interes publik për të hapur diskutime mbi çështjen që ajo trajton për të kontribuar në reflektimet tona individuale dhe kolektive mbi globalizmin!





Rendësi në gjithë këtë proces ka edhe informimi nëpërmjet rrjeteve sociale për njohje dhe sugjerime nëpërmjet komenteve dhe analizave mbi fenomenet që trajtohen në këtë event artistik duke shtuar vlerat e komunikimit social-kulturor.
Synimet e ekspozitës janë: analizimi i tendencave më të fundit nëpërmjet artit pamor në artin bashkëkohor, krijimi i një atmosfere reflektimi mbi simbole globale, ironizimi nëpërmjet elementeve pamore aktualitetin e paqëndrueshëm global, sintetizimi i formës kritike për shumë pikëpamje të ekzistencës humane, shfaqja para publikut e vlerave të larta estetike të ndërthurura me koncepte mbi “paqëndrueshmërinë” që vjen pothuajse si motiv qendror i ekspozitës, hapja dimensioneve të reja të mendimit mbi format e ekspozimit të veprave të artit në raport me hapësirën ekspozuese dhe kontributi ne vlerat kulturore të publikut artdashës me koncepte të qarta mbi artin bashkëkohor. Si synime dytësore janë: informimi dhe analiza pamore artistike mbi çështje social-shoqërore dhe politike, dialogu dhe komunikimi me publikun nëpërmjet veprës së artit dhe debatit mbi çështjet që janë me rendësi në shoqëritë globale, takimet e veçanta me studentë dhe artistë të rinj për një rol sa më përfshirës në fenomenet e artit bashkëkohor, trajtimi mediatik dhe rrjeti social mbi çështjet e mësipërme për komunikim gjithëpërfshirës të publikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.