AKTUALITET

FOTO/ U dhunua nga drejtoresha e kopshtit në sy të fëmijëve, përfundon në spital edukatorja

19:58 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suzana Brahimllari, edukatorja që u dhunua sot nga drejtoresha e kopshtit edhe në prani të fëmijëve të vegjël ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga dhuna. Pasi shefi i urgjencës nuk i ka lejuar gazetarët të bisedojnë me edukatoren brenda ambienteve të spitalit, vetë edukatorja ka dalë jashtë. Gazetarja Iris Rezhda ka komunikuar me edukatoren e cila i ka demonstruar edhe shenjat e dhunës në trup, ndërsa në dorë mban ende vigonin e serumit. “BalkanWeb” sjell fotot e edukatores, ku hematomat e shumta të shkaktuara nga sulmi janë të dukshme. Mësuesja ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani, duke pohuar se u dhunua pas një pretendimi të saj.




“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.Balkanwb/ http://www.balkanweb.com/site/me-te-nxira-dhe-serume-ja-si-perfundoi-edukatorja-qe-u-dhunua-nga-drejtoresha-foto/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.