AKTUALITET

Hapet “thesi”, edhe Komisionerja kundër Diskriminimit blen makinë 40 milion lekë

13:37 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i Ri i ka frymëzuar zyrtarët shtetëror që të blejnë makina luksoze me fondet publike.




Edhe pse makinat aktuale të shërbimit janë të viteve 2009 e sipër, këta zyrtarë kërkojnë rehatin me automjete të fjalës së fundit dhe opsione të avancuara. Nga vëzhgimi më i fundit i Tpz.al, rezulton se Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku e cila ka porositur një makinë. Institucioni i saj ka hapur një tender për blerje automjeti që do të mbahet në datë 18 dhjetor. Fondi për makinën është 33.333.333 lekë të vjetra, ndërsa me TVSH kjo vlerë shkon 40 milion lekë të vjetra. Kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 10 ditë kalendarike duke filluar nga data e lidhjes së kontratës.

Baraku e preferon makinën me sensor parkimi, kamera parkimi prapa, xhama me nuancë, radio me CD, timon hidraulik, sedilje lëkure me ngrohje dhe navigator. Gjithashtu e kërkon që të jetë e prodhuar në vitin 2017, me kilometrazh 0 dhe 5 vjet garanci. Teksa zyrtarët më të lartë europianë përdorin transportin alternativ, si autobus, metro apo edhe biçikleta.

Për shembull mund të marrim kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Kahn i cili lëviz me autobus për të shkuar në punë. Por edhe parardhësi i tij, Boris Johnson përdorte biçikletën dhe pothuajse nuk njihej fare nga qytetarët kur ecte në rrugë. Dhe të mendosh, që buxheti i Bashkisë së Londrës është shumë herë më i madh se i gjithë buxheti i Shqipërisë. Por, këta tanët janë ndryshe! Tpz.al denoncoi një ditë më parë, sesi drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), Ervin Koçi kishte blerë një Mercedes Benz, me vlerë 92 milion lekë. Skandali thellohej pasi, kjo supermakinë ishte blerë tek biznesmenit Shefqet Kastrati, i cili ka edhe një kompani sigurimesh, ALBSIG, që është nën mbikqyrjen e AMF-së së Ervin Koçit. Tpz.al denoncoi edhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, i cili pavarësisht se dispononte një fuoristradë tip Range Rover të 2009, ai kishte porositur një tjetër fuoristradë por të vitit 2017 dhe me vlerë 66 milion lekë.

Por, pas denoncimit të Tpz.al, Leli reflektoi dhe anulloi tenderin për blerjen e kësaj fuoristrade. Ndërkohë pak javë më parë, Tpz.al raportoi sesi kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, akordoi plot 16 milionë lekë vetëm për të riparuar një automjet luksoz, të tipit AUDI Q 7. Ne do të vijojmë të raportojmë çdo abuzim apo shpërdorim të fondeve publike, me tendera të dyshimtë dhe shpeshherë pa garë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.