Show-Bizz

“Më fal që s’të kam dashur kur mora vesh se ishe vajzë”, ish-banorja e “Big Brother” letër foshnjës që do të vijë në jetë…

11:36 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “Big Brother”, Jona Kalemaj, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, i ka dedikuar një letër vajzës që do të vijë në jetë, ku i ka kërkuar falje për mendimin e gabuar dhe maskilist.




Nënë e një vogëlusheje, Jona Kalemaj, e cila është në pritje të ëmbël ka vendosur ti kërkojë falje “Jetës”, siç e quan ajo vajzën e dytë. Kjo pasi siç shprehet edhe vetë ish-banorja ka dashur që fëmija i dytë të jetë djalë dhe e ka mërzitur paksa fakti që është vajzë. Një dedikim që të përlot dhe të bën reflektosh, ku Jona shkruan: “Janë fëmijët tanë dhe asnjë ndryshim nuk ka nëse është djalë apo vajzë”.

 

“Është hera e parë që flas me ty “jet” që akoma s’ke ardhur në jetë. Them hera e parë pasi ndoshta s’kam patur as guximin të të kërkoj falje për të gjjtha mendimet dhe mosdeshirat e mia kur mora vesh gjininë tënde. Jam treguar maskiliste, egoiste, inatçore me ty vetëm e vetëm se nuk ishe djalë. Tamam sikur të isha nga ata meshkuj që duan vetëm djem. Se djemtë çoç do bëjnë në jetë. Ndryshe nga babai jot që kurrë nuk ka pyetur se çfarë ishe. Mjafton që ti të ishe mire. E di “jet” që akoma nuk e kam falur veten? E doja djalin sepse unë jam si shumica e këtij populli të mykosur në mendime që nëse lind djalë atëherë ti je një grua që pjell flori apo nëse ti lind djalë ti ke bërë një mrekulli. Ne jemi popull që urojmë gjithmonë “me një djal” apo “tjetër herë me djalë” dmth djali duhet domosdoshmërisht në jetë. Apo kur të thonë “hajd mos u mërzit se e re je dhe e treta e vërteta”. Jo mor jo se s’janë më të mirë djemtë se vajzat. Vajzës i bërtet dhe maksimumi shkon e mbyllet në dhomën e saj duke përplasur derën e ndoshta dhe duke të të sharë që s’bën si prind, por punë e madhe. Djalit i bërtet dhe shkon e hap derën e jashtme të shtëpisë e nuk të vjen më. Eeeehhhh sa e sa gjëra kanë dallime mes tyre por kryesorja është shprehja që më kanë thënë dikur “djali im, është djali im deri sa të martohet, por vajza ime është vajza ime tërë jetën”. I paçi me jetë fëmijët çfarëdo që ti kini. Janë fëmijët tanë dhe asnjë ndryshim nuk ka nëse është djalë apo vajzë. Ndaj sot i kërkoj falje publikisht mrekullisë që rritet brenda meje. “Jet” që mezi të presim në jetë…. MË FAL!”- ka shkruar Jona, duke publikuar dhe foton e barkut të saj…

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.