Tech

Meta në versionin sport, viziton Alpet e Shqipërisë

14:23 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe se situata politikë aktualisht është e nxehtë midis palëve, kjo nuk e ka ndalur Presidenti Ilir Meta që ti largohet zhurmave të Tiranës, drejt Alpeve shqiptare.




I zhveshur nga kostumi politik, Meta ka preferuar një kostum sportiv, ku siç duket edhe në foto, ka vizituar malet dhe buritë që natyra ofron.

Në foton e postua nga Meta në rrjetin social të “Facebook” meta shkruan se sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve. Presidenti ka gjetur rastin që të shprehet se çdokush duhet të ndërgjegjësohet për të promovuar dhe mbrojtur Alpet shqiptare, malet e vendit si dhe natyrën e tyre të mrekullueshme.

Statusi

Miq të dashur, Shqipëria jonë është e mbushur me male nga më të bukurit në botë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, të ndërgjegjësohemi për të mbrojtur e promovuar Alpet dhe malet tona, natyrën e mahnitshme, pyjet, lumenjtë e liqenet, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.