AKTUALITET

Sherr në Korçë/ Drejtoresha e kopshtit kap për flokësh edukatoren në sy të fëmijëve, ja arsyeja

13:38 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr ka ndodhur në një institucion parashkollor në Korçë, në prani të fëmijëve. Mësohet se mësuesja Zana Brahimllari është dhunuar nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një prej kopshteve të qytetit.




Burimet bëjnë me dije se mësuesja është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të klasës në sy të fëmijëve.

Burime nga spitali bënë me dije se mësuesja është larguar, pasi ka marrë mjekimin shëndetësor, ndërsa aktualisht mësuesja ndodhet në komisariatin e Korçës për të kryer kallëzimin ndaj drejtoreshës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë, në polici edukatorja Zana Braimllari ka treguar dhe arsyen se pse u dhunua nga drejtoresha. “Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar, më ka dhunuar”.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/sherr-ne-korce-drejtoresha-e-kopshtit-kap-per-flokesh-edukatoren-ne-sy-te-femijeve/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.