EKONOMI

Subvencionet për bujqësinë, si të përfitoni nga fondi 20 mln euro. Nga drurët frutorë te bimët medicinale, projektet që do të financohen

10:04 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

 

Prezantohet skema e re mbështetëse për bujqë- sinë, e cila përbëhet nga një fond prej 20 milionë eurosh dhe synon që t’i japë zgjidhje tri çështjeve. Së pari, ndjekja e modelit eko-nomik të rritjes së eksporteve, duke mbështetur të gjithë ato produkte bujqësore që kanë peshë në shpo-rtën totale të eksporteve, së dyti, afrimi i sa më shumë fermerëve në organizma të përbashkët, çka siguron qëndrueshmëri dhe prodhim më të lartë dhe së treti, politikat që mund të ndërmerren për të zhvilluar ato sektorë të ndërmjetëm, si: agroturizmi, agriturizëm, agro-përpunim, peshkim dhe akuakulturë. Strategjia e re u prezantua dje në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi
Fermerët
Janë 2,6 miliardë lekë, të cilët do të shkojnë për materializimin e prioriteteve që qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka vënë në shërbim të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe agropërpunimit gjatë këtij mandati. Gjatë fjalës së tij, në këtë konferencë, ku u bë prezantimi publik i politikave për sektorin dhe skema e re mbështetëse prej 20 milionë euro, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi tha se tashmë janë jetësuar ferma të mëdha, dhe se trend janë fermerët e rinj të shkolluar jashtë që kanë investuar kursimet e tyre në bujqësi. Ministri u ka kërkuar fermerëve të ndryshëm të grupohen në Shoqëri të Bashkëpunimet Bujqësor (SHBB), sepse në këtë mënyre mund të përfitojnë më shumë nga Skema e Mbështetjes. “Ne kemi mundësi që përmes ARZHR të mund të zbusin kostot. Mbështeten me 25% më shumë nëse aplikojnë si grup fermerësh”,- tha ministri. Në këtë kontekst ai solli shembullin e fermerëve të zonës së Xarrës me mandarinat. Për ministrin rolin më të madh do ta luajë Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Rajonal nëpërmjet skemë mbështetëse.
Projektet
Qeveria do të mbështesë projekte nga drurët frutorë te bimët medicinale, çfarë do mbështetet. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri me dije se konceptimi i skemës mbështetëse është kryer në bashkëpunim me shumë aktorë vendas dhe të huaj. Nga ky bashkëpunim u krye identifikimi i sektorëve prioritarë në bujqësi, agriturizëm, agropërpunim, peshkim dhe akuakulturë, po kështu u përcaktuan 15 produkte të shportës bazë ku përfshihen që nga drurë frutorë, prodhime të serave, bimë medicinale. Kjo shportë u kompozua në bazë të kritereve që kanë të bëjnë me matjen e fluksit të eksportit të produktit, me potencialet e tyre në të ardhmen me masën e punësimit.
Përfituesit
Fermerët që kooperojnë në Shoqëritë e Bashkëpu-nimit Bujqësor do të përfitojnë më shumë sesa një fermer i vetëm. Përpunuesit e qumështit, blegtorët, prodhuesit dhe grumbulluesit e bimëve medicinale do të kenë kriteret e tyre që kanë të bëjnë me arritjen e standardeve. Një mbështetje do t’u jepet grumbulluesve, të cilët kërkojnë të bëjnë qendra të reja grumbullimi në sektorin e peshkimit. Një nga përfituesit e Skemës Kombëtare të Mbështetjes do të jenë dhe fermerët dhe sipërmarrësit e rinj të moshës 22-35 vjeçare, të cilët do të përfitojnë një trajtim tjetër. Gjithashtu, nga kjo skemë do të përfitojnë dhe prodhuesit e produkteve artizanale. “Një risi që Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural do të sjellë është kryerja e aplikimit në Skemën e Mbështetjes do të bëhet online me zero shpenzime. Regjistrimi do të bëhet në portalin e-Albania vetëm me anën e kartës së identifikimit dhe Nipt- it të fermerit. Ngritja e sporteleve Agropika do t’u vijë në ndihmë fermerëve për plotësimin e formularit të aplikimit dhe do të ketë informacion të plotë rreth fushave që mbulon dhe çfarë ofron kjo skemë”- njoftoi ministria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.