AKTUALITET

Tiranë, arrestohen 2 persona, ishin shpallur në kërkim nga shtetit italian

14:37 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës vuri në pranga dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane.




Kështu, është bërë e mundur arrestimi i  Luen Guri, 39 vjeç dhe  Nikolin Doda, 29 vjeç, të dënuar me 12 vite burg per trafikim te lendeve narkotike.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale & Kerkimit, dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim :

Luen Guri, 39 vjeç, banues në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqesore Italiane te Asti, kanë lëshur urdhër arresti Nr. SIEP 195/2017, datë 24.10.2017, dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve naroktike”, e kryer në bashkëpunim.

Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”, në dy raste parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.