BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Berisha: Vallë, a do jenë të përgatitur ministrat e mi sot? “Xhelozë” për marrëdhënien Nishani-Xhuveli. ‘Bozdo’ mat me të dashurën. Djemtë Muç Nanos thyejnë makinën e …

16:00 - 16.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Berisha: Vallë, a do jenë të përgatitur ministrat e mi sot? Ministrat e tjerë bëhen “xhelozë” për marrëdhënien Nishani-Xhuveli. Zv/ministri i ekonomisë kapet mat me të dashurën. Djemtë e analistit Muç Nano thyejnë makinën e pronarit të “SOT”




Berisha: Vallë, a do jenë të përgatitur ministrat e mi sot?

Para çdo mbledhjeje qeverie, të gjithë ministrat duhet të lexojnë një dosje voluminoze me projektligje për të qenë të përgatitur për mbledhjen e qeverisë. Këtë, ata e kanë më se të qartë dhe është porosi e kryeministrit Berisha, i cili shquhet për korrektesë. Në foto ai shihet disi i pakënaqur, duket nga një mbledhje më parë. Ndërsa ministrat kanë qenë të gjithë duke shfletuar në momentin e fundit letrat. Ministri Nishani në fakt, nga vetë pozicioni që ka edhe si ministër i Brendshëm, duket ka dashur të testojë kolegët nëse janë “të përgatitur” dhe nuk ka nguruar t’u hedhë një sy vjedhurazi.


Ministrat e tjerë bëhen “xhelozë” për marrëdhënien Nishani-Xhuveli

Janë shfaqur shumë dashamirës me njëri-tjetrin dy ministrat e kabinetit “Berisha”, në mbledhjen e fundit të qeverisë. Bujar Nishani, ministër i Brendshëm dhe Lufter Xhuveli, ministër i Mjedisit, duket se kanë mbyllur me sukses një punë së bashku. A është një çështje që ka të bëjë me punë qeverie, apo diçka që ka të bëjë me ndonjë nder personal, këtë nuk e mori vesh asnjë nga ministrat e pranishëm aty, përpara sesa të vinte Berisha. Megjithëse u interesuan, Xhuveli dhe Nishani shfaqën para syve të tyre vetëm shenja politese, por asgjë më shumë.

Djemtë e analistit Muç Nano thyejnë makinën e pronarit të “SOT”

Drejtoria e Policisë së Tiranës dërgon për ndjekje penale dy djemtë të Mustafa Nanos, së “De Javu”. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Tiranës, sipas të cilëve dy vëllezërit, G.Nano, 16 vjeç dhe Edi Nano, 19 vjeç kanë thyer makinën tip Volksëagen Tuareg me targa të Tiranës, të pronarit të gazetës “Sot”, Arjan Prodani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të martës ku dy vëllezërit Nano e kanë gjetur afër rrugës Kongresi i Manastirit, automjetin e Prodanit. Sipas policisë ata kanë debatuar me të dhe më pas i kanë thyer të paktën tre xhama të automjetit luksoz. Prodanit nuk i ka mbetur tjetër veç të denoncojë në polici, autorët e sulmit ndaj automjetit të tij. “Sipas deklarimeve të Prodanit ngjarja mësohet të jetë rrjedhojë e një konflikti për shkak të pushimit nga puna në gazetën Sot të një personi të afërt të dy vëllezërve Nano”, thanë burimet. Madje ata ishin grindur edhe më parë për këtë fakt. Nëse policia dhe prokuroria do mund t’u faktojë autorësinë e ngjarjes, krahas shlyerjes së dëmit të shkaktuar automjetit luksoz dy djemtë e Mustafa Nanos rrezikojnë nga gjobë deri në 3 vite burg.

Zv/ministri i ekonomisë kapet mat me të dashurën
Mosha e re e lejon të mos heqë dorë edhe nga qejfet e sidomos të frekuentojë edhe jetën e natës. Pas një dite të lodhshme pune, zv/ministri i Ekonomisë Eno Bozdo ka qenë në ambientet e bar “Charles” te Blloku, duke dëfryer deri në orët e vona të natës. Dhe siç shihet nuk ka qenë vetëm por i shoqëruar nga një vajzë që është pikërisht e dashura e tij. Vajza diçka i thotë në vesh zv/ministrit të ekonomisë i cili buzëqesh e më pas i hedh dorën në qafë. Muzika ka qenë e ngritur në maksimum dhe Bozdo ka dëshmuar gjithashtu që është edhe një qejfli i muzikës moderne, të asaj më të fundit ku prapa nuk ka mbetur edhe e dashura e tij.

Ky shkrim u botua më 12 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.