AKTUALITET

Pacolli kritika Shqipërisë

15:47 - 16.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prishtina nuk është e kënaqur me Tiranën. Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli gjatë një interviste për RTK tha se Shqipëria ka bërë shumë pak për njohjet ndaj Kosovës.




“Unë nuk jam i lumtur me disa njerëz të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por me shumicën e tyre jam shumë i lumtur. Është dashur që të ketë shumë më tepër energji, për arsye se ata janë të lirë, ata janë vend sovran dhe mund të kërkojnë sa më tepër, kudo që janë në favor të Kosovës. E di se ata kryejnë punë diplomatike të vetat, por unë u jap një rekomandim, që edhe më tepër të punojnë për Kosovën”, tha Pacolli.

Beogradi, nga ana tjetër sipas ministrit kosovar është i angazhuar në maksimum ta bllokojë njohjen e Kosovës, e për shkak të veprimeve të tij, mundësia për të trokitur në dyert e shteteve të ndryshme po ngushtohet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.