SPORT

Probleme në veshka, mesfushori i Kombëtares përfundon në spital

11:06 - 16.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merkato e dimrit dhe ofertat e ndryshme nga Seria A dhe skuadra të tjera rumune nuk janë problemet kryesore për Kamer Qakën në këto momente. Pak ditë më parë, ai është shtruar në spital sepse ka kaluar një moment të vështirë për shkak të inflamacionit në veshka.




Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i tij, i cili tha se Qaka nuk ka qenë i gatshëm gjatë këtyre ditëve për probleme shëndetësore, por tani është rikthyer në stërvitje. “Të shohim nëse do të jetë gati. Është stërvitur, por vjen nga një javë që nuk ka qenë pjesë e stërvitjes.

Të shpresojmë që të rikuperohet plotësisht”, ka thënë trajneri i Pioli Iasi. Për Qakën ka Mesfushori pasur interesim nga Steaua e Bukureshtit, pas performancave të mira gjatë këtij sezoni./panoramasport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.