AKTUALITET

Shkoi për të mbushur ujë, 35-vjeçari mbytet në lumë

18:32 - 16.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në fshatin Valbonë, afër ish-turizmit të Valbonës.




Pas hetimeve paraprake 35-vjeçari G.Z., punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës, duke punuar në breg të lumit Valbonë, gjatë pushimit të  drekës, ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.

Në afërsi të burimit,  është gjetur jeleku i punës që mbante veshur 35-vjeçari.

Policia thotë se burri dyshohet të ketë rënë në lumë. Policia në bashkëpunim me banorët deri në orën 17:30 kanë kërkuar trupin e 35-vjeçari, por pa sukses.

Për shkak të errësirës, janë ndërprerë kërkimet për t’i rifilluar në orët e para të mëngjesit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.